PD padit Erion Veliajn për shpifje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia Demkratike paditi në gjykatë për shpifje Kryetarin e Bashksië së Tiranës, Erion Veliaj, për shpifje ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha.


Padia penale argumenton se Erion Veliaj, si drejtues i fushatës së PS për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete, duke shpifur për kundërshtarin politik, me qëllim që t’i dëmtojë imazhin zotit Basha.
Parta demokratike konsideron si 3 shpifje të Erion Veliajt akuzat se:

• Kryetari i PD u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë
• Kryetari i PD ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë
• Kryetari i PD ka ndërtuar kate pa leje.

“Këto të pavërteta janë bërë me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme, duke qenë se Lulzim Basha është Kryetar i PD në opozotë dhe Erion Veliaj, si drejtues i fushatës zgjedhore të PS për qarkun e Tiranës, këto deklarime shpifëse i përdor për të përfituar kredo politike përballë qytetarëve, si për vete dhe për PS”- thuhet në padinë e ngritur për shpifje ndaj Erion Veliajt.

Share This Article