PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në qytetin e Kavajës.

Kryetari i bashkisë së këtij qyteti, Fisnik Qosja, nga Partia Demokratike, është shprehur në A2 CNN se ky është një rezultat i pritshëm për opozitën.

“Është një rezultat shumë i mirë dhe përgëzoj çdo qytetar që na ka besuar, por edhe strukturat e PD-së. Edhe procesi i votimit dhe tashmë numërimi është duke shkuar shumë mirë. Kavaja është në habitatin e vet, në të djathtën, aty ku e ka origjinën.

Pavarësisht se e gjithë Shqipëria nuk na ndjek, por ne nuk dorëzohemi dhe do të ecim përpara. Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë për të mirën e Kavajës. Ne tregojmë identitetin tonë. Besoj se PD do të arrijë në 60 përqind të votave në Kavajë”, tha Qosja. 

Share This Article