PD: Programi i Opozitës së Bashkuar, ndihmë për bizneset dhe mbështetje ndaj ekonomisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti Dorian Teliti ka reaguar në emër të Partisë Demokratike duke akuzuar qeverinë për keqpërdorim të fondeve publike.

Përmes një njoftimi për shtyp, Teliti shprehet se “qeveria nuk “zhgënjen” asnjë dite. Me termet apo pa termet, me Covid apo pa Covid, trajtimi preferencial ndaj miqve nuk ndryshon asnjëherë. Vetëm dje, Inceneratori i Tiranës ka marrë pagesën e radhës nga thesari i shtetit. Vetëm dje janë paguar 890 mijë euro për këtë PPP. Gjatë 5 muajve të pandemisë, ky koncesionar mik i ngushtë i qeverisë ka marrë nga taksat tona plot 3.9 milion euro”.

“Normaliteti, konkurrenca e lirë dhe e ndershme, vëmendja ndaj nevojtarëve dhe klimë pozitive për bizneset, mbështetje të ekonomisë dhe sektorëve të saj, janë sot kolonat kryesore të programit ekonomik të Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar dhe në momentin që do të jemi në drejtim të punëve ato të të bëhen realitet”, thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar./ATSH/

Share This Article