PD publikon deklaratën e pasurisë së Presidentit Begaj: Në 2023 mori pagë nga spitali privat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia demokratike ka publikuar sot deklaratën e pasurisë së presidentit Bajram Begaj, të depozituar në ILDP, nga ku rezulton se në vitin 2023 ai është paguar edhe nga një spital privat.

Konkretisht, në faqen e deklaratës sa pasurisë ku raportohen të ardhurat vjetore dhe burimi i tyre, rezulton se presidenti ka pasur të ardhura nga paga në shumën 1605 euro nga një spital privat si dhe pagën si president i vendit në shumën 3.3 milionë lekë.

Të dyja këto të ardhura janë deklaruar se janë marrë për periudhën 1 janar- 31 dhjetor 2023.

Share This Article