ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Protestë përpara Kuvendit kundër projektligjit “Për barazinë gjinore”  3 minutes ago
Zbulon ar me vlerë 700,000 euro teksa gërmonte në kopshtin e tij 7 minutes ago
Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës  11 minutes ago
“E ka thënë vetë që është martuar me burrë”, Berisha për akuzat ndaj Gonzatos: Kërkoj ndjesë, por nuk ishte fyerje  13 minutes ago
Kina vë në shërbim aeroplanmbajtësen më të re ‘Fujian’ 18 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

PD publikon faturat, ministrja Etilda Gjonaj fle në hotele 700 Euro nata

albnews by albnews
25 August, 2019
in Albania
0
PD publikon faturat, ministrja Etilda Gjonaj fle në hotele 700 Euro nata
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Albana Vokshi në emër të Partisë Demokratike reagoi pasi ministrja Etilda Gjonaj tha se fatura e hotelit e publikuar në media nuk është vetëm për të, por për të gjithë stafin dhe se janë shpenzime për dy netë

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi tha se ministrja kërkon të bëjë shqiptarët për budallenj dhe se faturat e hoteleve tregojnë të vërtetën.

RelatedPosts

Protestë përpara Kuvendit kundër projektligjit “Për barazinë gjinore” 

Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së

Bylykbashi: Administrata publike po përdoret si instrument politik në zgjedhje

Sipas Vokshit dhomat janë prenotuar në emrin e ministres, janë teke dhe se është paguar vetëm për një person.

“Reagimi i Etilda Gjonit për hotelet luksoze me çmime sheikësh, ku qendron gjatë vizitave zyrtare, tenton të bëjë shqiptarët për budallenj. Faturat janë të shkruara e zeza mbi të bardhë. Dhoma e luksit me 700 euro nata:

1. Është në emrin e Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

2. Është dhomë teke.

3. Është dhomë e paguar për 1 person, ku, normalisht, nuk mund të gjente strehë gjithë delegacioni, siç mashtron ministrja e Edi Ramës,”-tha Vokshi.

Sipas saj Gjonaj po përpiqet të mashtrojë në mënyrë që të justifikojë heshtjen e gjatë për shpenzimin e parave publike.

“Edhe kontrollin e brendshëm e ka porositur sa për të larë duart me opinionin publik, që e refuzon luksin e qeverisë së vendit më të varfër në Evropë! Askush nuk e ka detyruar Etildën të zgjedhë hotele me 5 yje gjatë vizitave të saj, vizita të cilat nuk rezultojnë në kohë bumi turistik, që Etilda të mos gjejë një dhomë të zakonshme, pa shumë luks dhe komoditete të tjera speciale.

Dhe, së fundi, zonja ministre e një qeverie hajdute gënjen edhe për kohën e publikimit të lajmit, i cili është shpërndarë parmbrëmë, jo para 24 orësh, siç përpiqet të mashtrojë Etilda, në mënyrë që të justifikojë heshtjen e gjatë për shpenzimin e parave publike si t’i kishte fituar në bixhoz,” tha ajo.


albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Protestë përpara Kuvendit kundër projektligjit “Për barazinë gjinore” 

Protestë përpara Kuvendit kundër projektligjit “Për barazinë gjinore” 

7 November, 2025
Zbulon ar me vlerë 700,000 euro teksa gërmonte në kopshtin e tij

Zbulon ar me vlerë 700,000 euro teksa gërmonte në kopshtin e tij

7 November, 2025
Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës 

Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës 

7 November, 2025
“E ka thënë vetë që është martuar me burrë”, Berisha për akuzat ndaj Gonzatos: Kërkoj ndjesë, por nuk ishte fyerje 

“E ka thënë vetë që është martuar me burrë”, Berisha për akuzat ndaj Gonzatos: Kërkoj ndjesë, por nuk ishte fyerje 

7 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result