PD publikon listën me kandidatët për deputetë të përzgjedhur nga Komisioni

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përmes një deklarate te Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u sqarua procedura e vlerësimit të kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve pranë PD.

Në këtë deklaratë sqarohet se pavarësisht 13 emra kandidatësh nuk janë zgjedhur të jenë pjesë e listës për përfaqësim politik, ata nuk skualifikohen por kalojnë në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi.

Deklarata e plotë e Bardhit:

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve pranë PD, përmbylli dje procesin për vlerësimin e kandidatëve për përfaqësimin politik të PD në nivel qendror dhe lokal.

Periudha e punës së Komisionit, e ndarë në 3 faza, zgjati nga data 3 Gusht deri në 22 Tetor 2020. Në emër të Kryesisë së PDSH, shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për pjesëmarrjen dhe angazhimin masiv të demokratëve në këtë proces, për të gjithë kandidatët e përfshirë që provuan edhe njëherë se Partia Demokratike është forca më vitale politike me burime të jashtëzakonshme njerëzore, si dhe për anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për punën voluminoze dhe me përkushtim të kryer gjatë gjithë këtij procesi.

Sot Komisioni ka dorëzuar Raportin e vlerësimit të kandidatëve Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH, për ndjekjen e procedurave të mëtejshme sipas Statutit.

Nga Raporti i Komisionit rezulton se:

  1. A) Në total nga anëtarësia janë konfirmuar 498 kandidatë, të cilët janë certifikuar nga Komisioni se përmbushin kriteret statutore për përfaqësimin politik të PD.
  2. B) Nga 498 kandidatët e konfirmuar nga anëtarësia dhe që plotësojnë kriteret statutore për përfaqësim politik, Komisioni ka vlerësuar që 299 kandidatë nga listat e secilës Degë dhe 27 kandidatë të listës kombëtare (në total 326), ti propozohen organeve vendimmarrëse të Partisë për të qenë në listën finale të përfaqësimit të PD në zgjedhje.

Raporti i Komisionit do ti nënshtrohet diskutimit dhe vendimmarrjes së Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, sipas përcaktimeve të Statutit të PDSH dhe afateve ligjore për përcaktimin e kandidatëve në zgjedhje.

Për shkak të interesit të medias dhe opinionit publik, mbi vlerësimin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për kandidatët nga lista e veçantë kombëtare (anëtarët e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar 2017), që janë konfirmuar nga antarësia e Partisë, vlerësimi që ka bërë Komisioni është si më poshtë:

  1. Kandidatët nga lista e veçantë kombëtare që vlerësohen nga Komisioni që të jenë pjesë e listës për përfaqësim politik, janë si më poshtë:
  2. AGRON SHEHAJ
  3. ALBANA VOKSHI
  4. ALDO BUMÇI
  5. ALFRED RUSHAJ
  6. ARBEN RISTANI
  7. BARDH SPAHIA
  8. BELIND KËLLIÇI
  9. ÇLIRIM GJATA
  10. DHURATA ÇUPI
  11. ENKELEJD ALIBEAJ
  12. ENNO BOZDO
  13. ERVIN MINAROLLI
  14. FATBARDH KADILLI
  15. FLAMUR NOKA
  16. FLORJON MIMA
  17. GENC POLLO
  18. GENT STRAZIMIRI
  19. GRIDA DUMA
  20. ISUF ÇELA
  21. INA ZHUPA
  22. IVI KASO
  23. JORIDA TABAKU
  24. KRESHNIK ÇOLLAKU
  25. LUÇIANO BOÇI
  26. OERD BYLYKBASHI
  27. ORJOLA PAMPURI
  28. TOMORR ALIZOTI
  29. Kandidatët nga lista e veçantë kombëtare që sipas vlerësimit të Komisionit kalojnë në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi, janë si më poshtë:
  1. ANDON FRROKAJ
  2. ARBEN KASHAHU
  3. ENDRI HASA
  4. ERVIN SALIANJI
  5. FATBARDHA KADIU
  6. IZMIRA ULQINAKU
  7. LINDITA METALIAJ
  8. LORENC LUKA
  9. LUAN BACI
  10. NADIRE MEÇORAPAJ
  11. ROMEO GURAKUQI
  12. TRITAN SHEHU
  13. XHEMAL GJUNKSHI

Ky vlerësim i Komisionit do t’i kalojë për shqyrtim dhe vendimmarrje Kryesisë së Partisë, së bashku me vlerësimin e kandidatëve për secilën Degë.

Share This Article