PD: Rama i jep Gjicit 37 milionë $ nga fondi i rindërtimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shefi i kabinetit të kryetarit të Partisë Demokratike, Dorian Teliti, ka denoncuar edhe njëherë nëpërmjet një video zhvatjen që po i bën Rama qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti, duke i dhënë paratë e ndërtimit njerëzve pranë tij si në rastin e Safet Gjicit, ku I ka dhënë 37 milionë dollarë.

‘Fondi Shqiptar i Zhvillimit i drejtuar nga Dritan Agolli i ka dhënë rreth 37 milion dollarë punime tenderash për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, një bashkimi shoqërish të drejtuara nga kompania “Kevin Construction”, themeluar nga Safet Gjici.

Sipas Telitit, ‘Ramës i intereson thjesht dhe vetëm Rama. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët.’/Ora News/

https://www.facebook.com/794813388/videos/10158782259423389/
Share This Article