PD: Rama, Meta dhe Berisha duan ta mbajnë peng Shqipërinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia Demokratike deklaroi sot se “Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë dalë hapur tashmë kundër PD dhe Lulzim Bashës”.

Nëpërmjet një njoftimi për mediet, zyra e shtypit e PD-së ka publikuar edhe një video ndërsa shprehet se “ata janë e shkuara ndaj duan ta mbajnë peng Shqipërinë”.

“Ata e dinë që janë e shkuara dhe mundohen të mbajnë njëri-tjetrin. Trekëndëshi i Bermudës dhe oligarkët që i mbështesin hapur me aktet dhe retorikën e tyre përçarëse të demokratëve. Atyre ju intereson qëndrimi në vendnumëro, ju intereson Shqipëria e së shkuarës, jo e së ardhmes”, thekson PD.

Gjithashtu, PD shprehet se “demokratët dhe Shqiptarët janë bashkë në këtë betejë kundër pakicës 30-vjeçare të tranzicionit që po e mban Shqipërinë peng. Ne kemi zgjedhur të ndërtojmë të ardhmen më të mirë”.

Share This Article