ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shqipe Hysenaj: Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave, prandaj mbeti rrugëve 9 hours ago
Gjermani: AfD dështon në tri qytete kryesore, SPD dhe CDU marrin fitoren 12 hours ago
Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano 13 hours ago
‘Nuk do të keni nevojë të punoni më kurrë’: Kriminelët i ofrojnë gazetarit para për të hakuar BBC-në 13 hours ago
Sekuestrohen vila e llogari bankare me vlerë 3 milionë euro, i përkisnin noteres 35-vjeçare 13 hours ago
Next
Prev
Home Albania

PD rikthehet në Kuvend pas 30 muajsh

albnews by albnews
9 September, 2021
in Albania
0
PD rikthehet në Kuvend pas 30 muajsh
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Partia Demokratike rikthehet këtë të premte në Kuvend pas 30 muajsh mungese. Që prej shkurtit të vitit 2019, e deri më tani kanë kaluar 2 vite e gjysëm, qëkur opozita e kryesuar nga PD, dogji mandatet dhe vendosi të ishte jashtë intitucioneve parlamentare.

Përgjatë kësaj kohe që opozita ishte jashtë intitucioneve, ajo ndërmori akte si protestat dhe moshyrje në zgjedhjet lokale të vitit 2019-të, për të kundërshtuar qeverinë e Kryeministrit Rama.

RelatedPosts

Sekuestrohen vila e llogari bankare me vlerë 3 milionë euro, i përkisnin noteres 35-vjeçare

PD kërkesë për interpelancë urgjente: Rama të japë sqarime për takimin në Aruba

Rama për nanoteknologjinë: Pres të punojmë me Akademinë e Shkencave dhe diktatorin e saj

Skenari i PD-së për të lënë parlamentin nuk u realizua, pasi disa deputetë të opozitës nuk i dogjën mandatet, si Rudina Hajdari apo Myslim Murrizi, por nga ana tjetër, vendet e atyre që i dogjën, i zunë disa deputetë që ishin jashtë listave fituese të PD e LSI. Ata formuan opozitën parlamentare, që do mbahet mend si votuese e ndryshimeve kushtetuese, ndryshimeve në kodin zgjedhor, apo të cdo ligji tjetër që maxhoranca socialiste kalonte në Kuvend.

Edhe zgjedhjet lokale që opozita bojkotoi nuk ndaluan socialistët të merrnin të gjitha bashkitë e vendit.

Hapi i parë i opozitës për t’u rikthyer drejt institucioneve, ishte Këshilli Politik i formuar mes maxhorancës dhe opozitës, për reformën zgjedhore. Në disa takime u desh ndërhyrja e ambasadorëve të SHBA, BE dhe Britanisë, që palët të gjenin zgjidhje për cështjet që nuk binin dakord.

Humbja e zgjedhjeve të 25 prillit, nuk ishte goditja e vetme e fuqishme që mori PD, pasi disa javë më vonë, Departamenti Amerikan i Shtetit, mori vendimin për të shpallur ish-liderin e PD-së, Sali Berisha non grata.

Por nuk mbeti me kaq, pasi Ambasadorja Amerikane, i kërkoi Bashës të reflektonte përgjatë muajit gusht dhe Sali Berisha në shtator të mos lejonte Berishën të ulej në karrigen e deputetit.
Reagimet e Berishës ishin të shumta, ku ai lajmëroi se asnjë kryetar partie, dhe askush tjetër nuk do e pengonte atë të shkonte në Parlament.

Mësohet se 1 orë përpara seancës së parë parlamentare për këtë sesion të ri, që do të fillojë në orën 10.00 këtë të premte, PD ka lajmëruar se do të zhvillojë mbledhjen e grupit parlamentar, ku nuk ka asnjë njoftim nëse do të ketë një qëndrim për Sali Berishën.

Deri më tani Lulzim Basha nuk ka folur publikisht për qëndrimin që do të mbajë PD ndaj Sali Berishës, duke lënë në fuqi, deklaratën që vetë Berisha ka zbuluar për gazetarët, se kreu i PD, i ka kërkuar ambasadores Kim, prova për shpalljen e Berishës non grata.

Çështjet që Partia Demokratike pritet t’i ketë me prioritet për të diskutuar me PS, dhe mbi të gjitha të gjejë konsensus janë ndryshimet kushtetuese, reforma zgjedhore dhe territoriale, pasi sipas opozites, keto 3 cështje kanë pasur ndikimin e tyre në humbjen e zgjedhjeve.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shqipe Hysenaj: Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave, prandaj mbeti rrugëve

Shqipe Hysenaj: Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave, prandaj mbeti rrugëve

29 September, 2025
Gjermani: AfD dështon në tri qytete kryesore, SPD dhe CDU marrin fitoren

Gjermani: AfD dështon në tri qytete kryesore, SPD dhe CDU marrin fitoren

29 September, 2025
Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano

Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano

29 September, 2025
‘Nuk do të keni nevojë të punoni më kurrë’: Kriminelët i ofrojnë gazetarit para për të hakuar BBC-në

‘Nuk do të keni nevojë të punoni më kurrë’: Kriminelët i ofrojnë gazetarit para për të hakuar BBC-në

29 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result