ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Trump shkon një hap më tej, DASH do ta shpallë kartelin venezuelian organizatë terroriste 5 hours ago
Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i PDK-së 6 hours ago
Shkupi në vendin e 15-të në botë për ajër të ndotur, ndotja e ajrit rritet me uljen e temperaturave 6 hours ago
Murat Yakin komenton Granit Xhakën dhe rikthimin e mundshëm të Xherdan Shaqirit 6 hours ago
Grabitje spektakolare në Louis Vuitton në Romë, vidhen dhjetëra artikuj luksozë 6 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

PD sërish në gjykatë/ Nallbati: Zgjedhja e Bashës nul, në shtator nisim konsultimin me të gjithë anëtarësinë

albnews by albnews
1 August, 2023
in Shqiperia
0
PD sërish në gjykatë/ Nallbati: Zgjedhja e Bashës nul, në shtator nisim konsultimin me të gjithë anëtarësinë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Partia Demokratike zyrtare është sërish në një moment delikat në lidhje me përfaqësimin ligjor të saj. Dhe mesa duket, zgjedhja e Lulzim Bashës kryetar në një proces të anuluar nga Këshilli Kombëtar qe nuk njihet nga zoti Basha, do të çojë PD në një tjetër proces gjyqësor.

Deputeti demokrat Bledion Nallbati, i ngarkuar për të ndjekur procedurat në gjykatë, tregoi për emisionin “Pa Censurë” rrugën ligjore që do të ndiqet nga grupimi i tyre.

RelatedPosts

Moti i keq gjatë javës, në Vlorë ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla. Në Theth, Valbonë dhe Shkodër priten reshje intensive

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Pensionisti pyet Ramën për Berishën, Kryeministri: Emër që s’e përmend prej vitesh! Një e keqe e madhe që nuk iu nda këtij vendi

“Fakti që ata (grupi i zotit Basha) nuk e njohin vendimin legjitim të Këshillit Kombëtar, do të thotë që do të shkojmë në gjykatë, siç ka ndodhur.

Ne kemi depozituar në gjykatë vendimet e Këshillit Kombëtar dhe gjykata duhet të regjistrojë ndryshimet e bëra sipas vendimit të Këshillit Kombëtar. Pra, që nuk ka zgjedhje në PD”,- tha Nallbati, i cili iu përgjigj edhe pyetjes nëse gjykata e merr apo jo parasysh vendimin e Këshillit Kombëtar për të anuluar procesin e zgjedhjes së zotit Basha.

“Zoti Basha ka mbledhur 174 anëtarë të Këshillit Kombëtar, që nuk janë më shumë sesa gysma e Këshillit Kombëtar, siç e kërkon statuti: Një mbledhje pa kuorum nuk është mbledhje. Vendimet në atë Këshill nuk ekzistojnë dhe këtë gjykata besoj e ka të qartë dhe s’e mohon dot.

Ndërkohë këtu janë 254 anëtarë dhe secili ka nënshkruar me vullnetin personal. Gjykata nuk mund të thotë se ky vendim nuk ekziston. Nuk e di kur e merr këtë vendim gjykata, pasi partia është në një proces tjetër gjyqësor.

Duhet të zgjidhet ai proces, që t’i vijë radha këtij procesi tani”,- u shpreh deputeti Bledion Nallbati, i cili tregon edhe synimin e grupimit të drejtuar nga Gazment Bardhi për mënyrën e përfaqësimit të PD.

“Grupi parlamentar do të nisë një proces konsultimi me të gjithë anëtarësinë, pa asnjë dallim, për të vendosur sesi të procedohet  me partinë në të ardhmen. Ky proces do të nisë së shpejti” – tha zoti Nallbati.

Ai konfirmoi se grupi i drejtuar nga Gazment Bardhi aktualisht ka 15 deputetë, ndërsa grupimi i zotit Basha është me 10 deputetë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Trump shkon një hap më tej, DASH do ta shpallë kartelin venezuelian organizatë terroriste

Trump shkon një hap më tej, DASH do ta shpallë kartelin venezuelian organizatë terroriste

17 November, 2025
Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i PDK-së

Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i PDK-së

17 November, 2025
Shkupi në vendin e 15-të në botë për ajër të ndotur, ndotja e ajrit rritet me uljen e temperaturave

Shkupi në vendin e 15-të në botë për ajër të ndotur, ndotja e ajrit rritet me uljen e temperaturave

17 November, 2025
Murat Yakin komenton Granit Xhakën dhe rikthimin e mundshëm të Xherdan Shaqirit

Murat Yakin komenton Granit Xhakën dhe rikthimin e mundshëm të Xherdan Shaqirit

17 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result