PD shkon në zgjedhje për kryetarin, zbulohet data kur votohet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia Demokratike ka vendosur të shkojë në zgjedhje për të zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e saj të re.

Në mbledhjen e kryesisë së mbledhur këtë të diel, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi ka deklaruar se PD do të futet në proces zgjedhjesh.

Nga data 16 deri në 22 maj do të jetë afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar të PD.

Në 23 maj do të bëhet miratimi i kandidaturave.

Nga 24 maji deri në 11 qershor do të ketë fushatë të kandidatëve në bazë ndërsa në 13 qershor anëtarët e PD do të votojnë për kryetarin e ri.

Pritet që Lulzim Basha të rikandidojë për një mandat të tretë në krye të PD. Zgjedhjet duhet të mbaheshin në korrik, por ato janë tërhequr me 1 muaj më herët.

Share This Article