PD: Të dhënat e KQZ mashtrim

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

KQZ publikoi paraditen e së mërkurës të dhënat paraprake mbi rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershorit duke thënë se në votime morën pjesë 22.97 % e numrit të përgjithshëm të zgjedhësve. Menjëherë pas kësaj ka reaguar Partia Demokratike.

Sekretari për Çështjet Zgjedhore i PD, Ivi Kaso tha se të dhënat e publikuara nga KQZ janë mashtrim, duke shtuar se pjesëmarrja reale në votime ishte 15 përqind.

Kaso u shpreh komisionerët mbushën kutitë, duke shtuar rreth 280 mijë vota në të gjithë vendin.

Ivi Kaso:

“Të dhënat e sotme janë mashtrim. Komisionerët socialistë, në bashkëpunim me Komisionin Qendror të vjedhjeve kanë rritur pjesëmarrjen me 8 përqind, që do të thotë se kanë mbushur kutitë, duke shtuar rreth 280 mijë vota në të gjithë vendin. Ata nuk kanë ruajtur dot as shifrën zyrtare të dhënë nga vetë Komisioni natën e 30 Qershorit.

Pjesëmarrja reale ne votimet e paligjshme dhe antikushtetuese të 30 qershorit është 15 përqind. Mbushja e kutive për t’i dhënë Edi Ramës oksigjen, nuk e ndryshon dot faktin se shqiptarët panë se gjatë gjithë ditës, veçanërisht pas mesditës, qendrat e votimit në të gjithë vendin. Ishin pothuajse bosh.”

Kaso tha se për të manipuluar rezultatin e 30 qershorit, KQZ zhduku transparencën nëpërmjet dy mekanizmave:

1. Më 30 Qershor të dhënat e pjesëmarrjes nuk u hodhën në sistemin onlinë të të dhënave për të mos lënë gjurmë.

2. Gjatë gjithë procesit të numërimit nuk u publikua asnjë tabelë me rezultatet. 

Ndërsa theksoi se është e paprecedentë, që në fund të procesit të numërimit, Komisioni Qendror i Vjedhjeve nuk ka publikuar asnjë të dhënë për qendrat e votimit për asnjë bashki.

Share This Article