PD: “The Economist” konfirmon fshehjen e numrit të viktimave nga COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa reagoi sot pas publikimit të analizës nga “The Economist”, mbi numrin e viktimave nga COVID-19 në Shqipëri.

“Fatkeqësisht ‘The Economist’ sot ka konfirmuar denoncimet e PD për dështimin total të qeverisë në menaxhimin e pandemisë dhe konkretisht fshehjen e numrit të lartë të viktimave. Rama e bëri këtë për të fshehur njërën nga provat e dështimit të tij në përballjen me COVID-19”, tha ajo.

Zhupa kujtoi se “në 19 nëntor 2020, kryetari i PD, Basha denoncoi publikisht fshehjen e numrit të viktimave. Spitalet e tejmbushura dhe me kapacitete gjysmake, mungesa e medikamenteve, korrupsioni në çdo segment të institucioneve të shëndetësisë, sollën dhe rritjen e frikshme të numrit të viktimave”.

Publikimi i analizës nga “The Economist”, sipas Zhupës, “është një konfirmim i qartë se qeveria mban përgjegjësi direkte për fshehjen e numrit të viktimave”./ATSH/

Share This Article