PD vendos rregullat e primareve për zgjedhjet lokale 2023

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu demokrat, Sali Berisha, ka thirrur sot në një mbledhje Kryesinë e Partisë Demokratike.

Takimi, që pritet të zhvillohet rreth orës 13:00 të ditës së sotme, do të diskutojë dhe miratojë Kodin Elektoral, me të cilën kjo parti do të udhëhiqet në zgjedhjet vendore të vitit 2023.

Pjesë e diskutimeve do të jetë dhe përcaktimi i rregullave të primareve që do të mbahen për të zgjedhur kandidatët për kryetar të bashkive. Vendimet e Kryesisë do t’i përcillen Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, që do të mblidhet po sot, rreth orës 17:00.

Pritet që në këto mbledhje të ketë diskutime edhe rreth situatës politike dhe vendimmarrjes mbi aksionin opozitar.

Ndërkohë, po në orën 13:00, grupimi i Alibeajt do të mblidhet në Kryesinë e Kuvendit për të përcaktuar agjendën parlamentare të tyre.

Share This Article