Partia Demokratike deklaron se opinionet e fundit të Komisionit të Venecias për Gjykatën Kushtetuese dhe për ligjin e censurës së medias, provuan se 15 kushtet e integrimit nuk janë për Shqipërinë, por për Edi Ramën.
Në një prononcim për median, nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho komisioni i Venecias konfirmoi dje se “Presidenti ka meritën se qëndroi në mbrojtje të Kushtetutës dhe nuk iu nënshtrua presionit kriminal të regjimit në ikje për kapjen e Gjykatës Kushtetuese dhe “frenoi tentativën antidemokratike kryeministrit të kalbur nga korrupsioni 8 vjeçar”
“Për të fshehur të vërteta e keqqeverisjes së tij, Edi Rama tentoi t’i mbyllë gojën medias me ligjin e censurës. Njeriu që kontrollon pjesën më të madhe të televizioneve, me ligjin antidemokratik të censurës tentoi të mbajë nën presion edhe median online”, u shpreh Spaho.
Për PD-në vetmja rrugë për të zhbllokuar rrugën e integrimit europian është një parlament dhe një qeveri e dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme. Ato janë hapi i parë dhe më i sigurtë për të bërë Shqipërinë si Europa.