PD: Venecia rrëzoi ligjin e pronave, ka shkelur kushtetutën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia Demokratike përshëndeti vendimin e Komisionit të Venecias, i cili rrëzoi qeverinë për pronat me argumentin se paketës ligjore i ligjore i mungon jo vetëm qartësia dhe saktësia, por edhe se Këshillit të Ministrave i jepet një hapësirë shumë e gjerë rregulluese.

“Me këtë paragraf Komisioni Venecias përmbledh shumë qartë çdo gjë që ka bërë qeveria për pronën: ka shkelur kushtetutën, ka zaptuar pronën private dhe publike, ka marrë kompetenca që nuk i takojnë, duke ndarë prona private dhe publike me Korporatën e investimeve”, shprehet Tabaku.

Jorida Tabaku, e cila përfaqësoi demokratët në takimin që ekspertët e Venecias realizuan me të gjithë aktorët në Tiranë, ripërsëriti zotimin e bërë në emër të Partisë Demokratike.

“Me vetëdijen se gjatë qeverisjes sonë nuk i dhamë zgjidhje çështjes së pronës, Partia Demokratike në qeveri do të pezullojë të gjitha ligjet anti-kushtetuese, që mohojnë të drejtën e pronës si Ligji Investimeve Strategjike, Ligji për Kompensimin e Pronës të vitit 2015, Ligjin e Kadastrës dhe ligjet e tjera në lidhje me pronën”.

Komisioni i Venecias doli në përfundimin se drafti i hartuar nga ligjvënësit shqiptar cenon të drejtat e pronarëve duke i ftuar të rishikojnë draftin në përputhje me konventat ndërkombëtare.

Top Channel

Share This Article