PD zbret nesër në shesh, mesazhi drejtuar strukturave zbulon strategjinë e protestës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia Demokratike do të rikthehet me një protest kombëtare të radhës pasditen e së dielës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku thirrja kryesore do të jetë për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Tubimi që do të nisë në orën 18:00 pason protestën e mëparshme, e cila agravoi me hedhjen e koktejve të molotovit në ambientet e vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha.

Ndërkohë, përmes një mesazhi që selia blu u ka shpërndarë strukturave të PD mësohet se tubimi do të nisë prpara Kryeministrisë, por mbetet e paqartë se si do të vijojë, pasi nuk bëhen të ditura skenarët.

“Të dashur demokratë, Edi Rama është izoluar ndërkombëtarisht. Në përplasje me drejtësinë. Rezistenca jonë nuk ndalet deri në largimin e tij, deri në qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Detyra jonë, është ta rrëzojmë. E diel, Ora 18.00 – Në Bulevard”, thuhet në mesazhin e që ka mbërritur në strukturat e PD-së.

Kujtojmë se në protestën e kaluar nuk pati fjalime politike, as podium të ngritur në boulevard, por një marshim në disa pika kryesore, si Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Parlamenti apo selia e PS, i cili zgjati për tre orë.

Share This Article