PD: Zgjedhjet në Universitete të paligjshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia Demokratike i cilëson si të paligjshme zgjedhjet që pritet të mbahen këtë të enjte në universitete.

Albana Vokshi tha se ato u heqin të drejtën studentëve të votojnë dhe nuk garantuan fushatë të barabartë për pedagogët.

Vokshi: Zgjedhjet në universitete, që do të mbahen nesër, janë në kundërshtim me ligjin dhe në shkelje të plotë të të drejtave të studentëve për të zgjedhur. Ato nuk kanë asnjë ndryshim nga proceset e tjera, të organizuara nga kjo qeveri, ku vota nuk ka asnjë rëndësi. Këto zgjedhje janë pa garë dhe pa votues. Disa komisione zgjedhore ja pa legjitimitet dhe me mandat të mbaruar.Pedagogëve u është hequr mundësia të bëjnë fushatë, për shkak të pandemisë.Këto padrejtësi dhe paligjshmëri burojnë nga urdhri i Ministres së Arsimit për të zhvilluar më 30 korrik zgjedhje farsë në universitete.

Share This Article