Demokratët kanë nisur serinë e kallëzimeve ndaj zyrtarëve dhe komisionerëve socialistë, për krime elektorale dhe falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve.
PD e Kukësit njoftoi se ka paditur në Prokurori komisionerët e 14 qendrave të votimit të kësaj Bashkie, të cilët sipas saj kanë manipuluar pjesëmarrjen.
Ndër faktet e përmendura në padi nënvizohet fenomeni më shumë fletë votimi sesa votues, duke pretenduar se në 30 qershor kanë votuar edhe persona të cilët nuk ndodheshin në Shqipëri.
Për këtë arsye PD e Kukësit i kërkoi organit të akuzës që të sekuestrojë në cilësinë e provave, listën e votimit dhe personave të cilet kanë votuar në të gjitha qendrat e votimit, me qëllim krahasimin me të dhënat e sistemit TIMS.
Demokratët nuk i njohin zgjedhjet vendore e për këtë arsye as mandatet e dala prej tyre. Nga selia blu, ata i kërkuan gjyqtarëve të bëjnë juridikisht nul procesin e 30 qershorit.
â Sipas ligjeve tĂ« vendit, qĂ« njĂ« Kryebashkiak tĂ« marrĂ« detyrĂ«n, mandati i tij duhet tĂ« vĂ«rtetohet nga gjykata, nĂ«se Ă«shtĂ« marrĂ« nĂ« pĂ«rputhje me KushtetutĂ«n. GjyqtarĂ«t, ku kandidatĂ«t e votimeve tĂ« shfuqizuara me dekretin e Presidentit, do tĂ« paraqiten pĂ«r tĂ« marrĂ« mandatin e paligjshĂ«m, kanĂ« dy mĂ«nyra pĂ«r tĂ« mbrojtur shtetin e sĂ« drejtĂ«s nga sundimi mafioz i njĂ« personi tĂ« vetĂ«m. 1. TĂ« mos japin mandatet, duke vĂ«rtetuar pavlefshmĂ«rinĂ« e 30 Qershorit. 2. TĂ« pezullojnĂ« gjykimin, pĂ«r shkak se çështja nuk mund tĂ« zgjidhet para se Gjykata Kushtetuese tĂ« vendosĂ« pĂ«r dekretet e Presidentit tĂ« RepublikĂ«sâ, u shpreh Gazment Bardhi.
Se këtë verë nuk do kishin pushime, por vetëm punë, demokratëve ua ka bërë të qartë vetë kryetari i partisë.
Në telefonat e anëtarëve të kryesisë dhe ish-grupit parlamentar mbërriti në mesditë njoftimi se të premten i pret mbledhja e radhës për të vendosur mbi vijimin e aksionit opozitar./TCh/




