PDK: Delegacioni kosovar në Uashington humbi shansin për njohje reciproke

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se e sheh me shqetësim humbjen e “shansit” për të arritur njohje reciproke me Serbinë, sot në Washington.

Sipas PDK-së, “çdo marrëveshje e nënshkruar në këtë mënyrë, pa transparencë, që nuk ka njohje të ndërsjellë, krijon shqetësim dhe pasiguri”.

PDK përmes një komunikate ka deklaruar se qëndrimi i tyre ka qenë që të shkohet me marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, që garanton njohje reciproke dhe ulësen në OKB.

“PDK-ja që nga fillimi ka qenë e bindur se përfshirja e SHBA-së në procesin e përmbylljes së dialogut mes Kosovës e Serbisë është e domosdoshme, por marrëveshjet që nuk parashohin njohje të ndërsjellë, nuk ofrojnë zgjidhje të problemit mes Kosovës dhe Serbisë. Për më tepër, është edhe më e rëndë në qoftë se ka cënim të Kushtetutës, sovranitetit dhe interesave strategjike të Kosovës. Nuk ka negociata me territore e as me pasurinë tonë kombëtare. Qëndrimi i PDK-së ka qenë dhe mbetet, se në Washington dhe Bruksel të shkohet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë që garanton njohje të ndërsjellë, ulësen në OKB dhe nuk e cënon integritetin territorial të vendit”, thuhet tutje në deklaratën e PDK-së.

Share This Article