ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane 11 hours ago
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz 11 hours ago
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi 13 hours ago
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet 15 hours ago
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica? 21 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

albnews by albnews
11 February, 2025
in Kosova
0
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Dy parti opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e hodhën poshtë mundësinë e lidhjes së ndonjë koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila i fitoi zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Bedri Hamza, i cili ishte kandidat i PDK-së për kryeministër, tha se kjo parti nuk do të hyjë në asnjë koalicion që përfshin partinë e kryeministrit Albin Kurti.

RelatedPosts

Serbia lartëson terroristët në Beograd që u vranë gjatë sulmit në Banjskë

Departamenti Amerikan i Shtetit: Kurti shkeli “vijën e kuqe”

Hera e parë në histori të KFOR-it, një gjeneral rikthehet për mandat të dytë në Kosovë

“Kemi dallime të mëdha”, tha Hamza në një konferencë për gazetarët, të hënën në Prishtinë.

“Ata [Vetëvendosje] duan pushtet absolut dhe nuk kanë program. Gjatë fushatës ikën nga ballafaqimi edhe në debate televizive. I ofenduan kundërshtarët politikë dhe qytetarët. Nxitën urrejtje, kurse ne bashkim dhe bashkëpunim”, shtoi Hamza.

Me mbi 99 për qind të votave të numëruara, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se Lëvizja Vetëvendosje prin me rreth 41 për qind, PDK-ja me mbi 22%, LDK-ja me mbi  17% dhe AAK-Nisma me mbi 7.5 %.

Por, për të pasur shumicën në Kuvend, një partie i duhen së paku 61 deputetë nga 120 sa ka ky institucion gjithsej.

Më herët, edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e përjashtoi mundësinë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se preferon krijimin e një qeverie nga partitë opozitare.

“Me kënaqësi do të kishim bashkëpunuar me subjektet politike opozitare shqiptare, për të krijuar shumicën që realisht është e mundur”, tha Haradinaj, kandidat i AAK-së për kryeministër, në një konferencë për gazetarë.

“Është në nderin tim që ta ndihmoj një qeveri të opozitës – assesi me Vetëvendosjen”, theksoi ai.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, shkroi në Facebook se LDK-ja pret numërimin e plotë të votave përpara se të dalë me qëndrimet e saj politike.

“Në këtë fazë, vazhdojmë me numërimin e votave të mbetura, sidomos ato në mërgatë. Pas numërimit përfundimtar, LDK-ja do t’i ofrojë qëndrimet e veta politike”, tha Abdixhiku.

Ai nuk e komentoi thirrjen e Haradinajt për një qeveri të opozitës. Ngjashëm edhe zyrtarë të PDK-së, që folën për REL-in, thanë se nuk e kanë komentuar idenë e tij në parti.

Duke iu drejtuar mbështetësve një natë më herët, Kurti, i cili shërbeu si kryeministër nga viti 2021, tha se partia e tij do të qeverisë edhe në katër vjetët e ardhshëm, por pa dhënë detaje se si apo në aleancë me kë.

Përkundër fitores në zgjedhjet e 9 shkurtit, Vetëvendosje pësoi humbje të mbështetjes për gati 10%, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021.

Rrahman Paçarizi, profesor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se Kurti nuk është shumë i interesuar për ta bërë qeverinë e re.

“Kurti ka qenë i interesuar për ta ruajtur rezultatin që ka pasur, por me më shumë se 100 mijë vota të humbura, vështirë se do t’i qaset bërjes së qeverisë. Unë mendoj se edhe opozita nuk ka unitet për ta bërë qeverinë”, thotë Paçarizi për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se vendi, “fatkeqësisht, mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme, përmes disa akrobacioneve kushtetuese dhe ligjore, duke e vonuar deri në maksimum konstituimin e Kuvendit, pas certifikimit të rezultateve”.

Zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë ishin të parat të rregullta që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.

Pjesëmarrja e qytetarëve në to ishte pak mbi 40 për qind.

Bashkimi Evropian e mirëpriti organizimin e zgjedhjeve në, siç tha, atmosferë të qetë./Radion Evropa e Lirë/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

24 September, 2025
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

24 September, 2025
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

24 September, 2025
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result