PDK-ja kërkon komision hetimor për rastin Dehari: Dikush duhet të shkojë në burg

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar formimin e një komisioni hetimor parlamentar për rastin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, teksa ka thënë se ose Albin Kurti ose dikush nga partnerët e tij në qeverisje, LDK-ja, duhet të shkojë në burg.

Kjo parti, përmes një njoftimi për media, ka thënë se “mirëpret interesimin, ndonëse me vonesë, të pushtetit të ri dhe mediave për zbardhjen e rastit së Astrit Deharit, pas paralajmërimeve të Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës për zbardhjen e këtij rasti”.

“PDK-ja do t’i shkojë deri në fund secilës temë të përmendur në seancën e djeshme nga Kryetari Veseli. Raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës ka treguar se ka dyshime serioze për rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit. Për këtë rast, duhet të shkojë dikush në burg; ose Albin Kurti, ose nomeklatura e atëhershme e pushtetit, një pjesë e së cilës është edhe sot në koalicionin qeverisës”, thuhet tutje në njoftim. “Kjo është një nga temat më serioze për të cilën është abuzuar shumë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK-ja do ta trajtojë si një nga temat më urgjente në Kuvendin e Kosovës, përmes ngritjes së Komisionit Hetimor Parlamentar”.

Astrit Dehari kishte vdekur në qendrën e paraburgimit në Prizren tre vjet më parë teksa akuzohej për sulm ndaj Kuvendit. Teksa autoritetet në Kosovë thanë se ishte vetëvrasje, një raport i një instituti në Zvicër ka thënë se nuk mund të përjashtohet as mundësia se ka qenë vrasje.

Share This Article