PDK ndërpret komunikimin me qeverinë Kurti dhe presidenten, kërkon zgjedhje të parakohshme

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi bën me dije se partia e tij ka vendosur të ndërpresë çdo lloj komunikimi me qeverinë e kryeministrit Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani dhe të kërkojë zgjedhje të parakohshme pas situatës së krijuar së fundmi me vendosjen e sanksioneve nga ana e Bashkimit Europian.

“Nga sot shkëpusim dhe pezullojmë çdo lloj komunikimi zyrtar me Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, përveç në situata emergjente apo të jashtëzakonshme ose për të diskutuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme. Këta janë njerëzit që e kanë çuar Kosovën nën sanksione nga SHBA-të, këta janë njerëz që e kanë ndryshuar kursin euro-perëndimor dhe euro-atlantik të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve tanë, këta janë njerëzit që tashmë i kanë sjellë sanksione dhe masa ndëshkuese nga BE-ja”, tha kreu i PDK.

Krasniqi përsëriti qëndrimin se qeveria aktuale i ka dëmtuar rëndë marrëdhëniet e Kosovës me aleatët e saj strategjikë.

“Qoftë përmes dorëheqjes së Kryeministrit Albin Kurti qoftë përmes shpërndarjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës sepse kjo shumicë parlamentare edhe zgjedhjet e kaluara nuk i kanë prodhuar këto institucione për të shkatërruar çdo raport të Kosovës me aleatët dhe me partnerët tanë perëndimorë”, shtoi Memli Krasniqi.

Krasniqi paralajmëroi se nga e hëna subjekti i tij nuk do të votojë në asnjë nismë ligjore apo vendime në Parlamentin e Kosovës, ndërkohë që qëndrim pritet të mbajnë dhe partitë e tjera opozitare.

Share This Article