PE i kërkon Kinës lirimin e menjëhershëm të Tohtit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Parlamenti Europian kërkoi lirimin e menjëhershëm të intelektualit ujgur, Ilham Tohti, nga provinca kineze e Xinjiangut, të cilit iu dha çmimi Sakharov për të drejtat e njeriut.

Instanca e Strasburgut dha çmimin Sakharov për lirinë e mendimit për këtë ish-profesor të ekonomisë në një Universitet të Pekinit, dënuar me burgim të përjetshëm për separatizëm.

“Parlamenti europian i shpreh të gjithë mbështetjen për punën e tij dhe kërkon që të lirohet menjëherë nga autoritetet kineze”, deklaroi David Sassoli në Parlamentin Europian.

Ai nënvizoi se akademiku ka qenë shumë i përkushtuar për të përmirësuar mirëkuptimin mes ujgurëve dhe hansëve në Kinë.

Share This Article