Pedonalja në Shkodër kthehet në pistë patinazhi prej ujit dhe luleve, një grua në spital

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shëtitorja “Kolë Idromeno” në Shkodër është kthyer paraditen e kësaj të hëne në një vend të rrezikshëm si për këmbësorët ashtu edhe për biçiklistët.

Disa prej tyre kanë rrëshqitur si pasojë e pranisë së ujit që krijon një terren të rrëshqitshëm kur bashkohet me pluhurin e luleve të blirit.

Kjo situatë është krijuar pas ujitjes së luleve përreth këtyre pemëve. Më e lënduar nga ky fenomen rezultoi një grua e cila është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës.

Pas këtyre incidenteve kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të larë të gjithë pedonalen duke e pastruar nga ky efekt rrëshqitës që rezulton shumë i rrezikshëm për përdoruesit e kësaj shëtitoreje si për këmbësorët ashtu edhe për biçiklistët.

Share This Article