Pekini anulon festimet për Vitin e Ri kinez për shkak të epidemisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pekini njoftoi sot anulimin e festimeve mjaft popullore të parashikuara me rastin e Vitit të Ri kinez për shkak të epidemisë virale të përhapur në Kinë.

Epidemia, e cila ka infektuar më shumë se 570 persona që nga dhjetori dhe ka vrarë 17, është përhapur edhe në vende të tjera, si në SHBA, në Korenë e Jugut, Tajlandë, Tajvan, Hong Kong dhe Japoni.

Qeveria ka vënë në karantinë epiqendrën e virusit, metropolin prej 11 milionë banorësh të Wuhan-it dhe qytetin fqinj me të, Huanggang, ndërkohë që vendi pritet të nisë të premten pushimet e Vitit të Ri, që do të zgjasin një javë.

Me rastin e festimeve, zakonisht, qindra mijëra banorë mblidhen në parqet e Pekinit, për të admiruar kërcimet tradicionale të luanit dhe të dragoit.

Share This Article