Pekini përdor byzylykët e mençur për t’ua kontrolluar temperaturën nxënësve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mediet shtetërore kineze kanë raportuar se autoritetet në Pekin po i përdorin byzylykët e mençur për t’ua kontrolluar temperaturën trupore nxënësve.

Këta byzylykë janë të pajisur me senzorë që e përcjellin temperaturën e njeriut në kohë reale dhe dërgojnë sinjale paralajmëruese, nëse e vërejnë ndonjë temperaturë jonormale, shkruan “CNN”.

Temperatura e të gjithë nxënësve mund të përcillet nga mësuesi përmes telefonit pasi pajisjet të jenë lidhur me “Bluetooth” në një aplikacion. Të dhënat gjithashtu mund të shpërndahen me prindërit dhe autoritetet lokale.

Këto pajisje e përcjellin temperaturën e nxënësve pa i penguar në procesin e të nxënit, duke u ndihmuar që të përqendrohen në orë dhe në provime, tha Byroja e Arsimit në Pekin.

Deri më tani, këta byzylykë po përdoren nga nxënësit e vitit të katërt në shkollat e mesme dhe nxënësit e shkollave fillore në pesë distrikte të kryeqytetit kinez.

Share This Article