Pelegrinazhi në Kishën e Laçit. Mijëra besimtarë kalojnë natën duke u lutur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka përfunduar mbrëmë pelegrinazhi në kishën e Shën Ndout në Laç. Janë 13 të marta që respektohen nga besimtarët për të mbërritur deri në ditën e Shna Ndout.

Pelegrinë të shumtë i janë drejtuar këtij vendi të shenjtë për të gjetur ngrohtësi shpirtërore, duke drejtuar lutjet e tyre për qetësi, shëndet, harmoni dhe begati. Në këtë kishë mbrëmë ishte gazetarja  e Top Channel,  Juli Ristani, e cila ka intervistuar besimtarë të ndryshëm.

Disa prej qytetarëve kanë treguar për mrekullitë që pretendojnë se iu kanë ndodhur nga Kisha e Laçit. Si pasojë e kësaj ata vazhdojnë që të shkojnë atje rregullisht, sa herë që kanë ndonjë shqetësim.

Share This Article