Pelegrinët në Mekë, pas temperaturave mbi 40 gradë besimtarët falënderonin Zotin për freskinë që ua solli

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një shi i rrëmbyeshëm ka befasuar pelegrinët në Mekë. Të jashtëzakonshme ishin pamjet në Qabe, vendi i shenjtë i myslimanëve në mbarë botën.

Në Arabinë Saudite shirat janë shumë të rrallë, kurse në rrjetet sociale po qarkullojnë pamje të ndryshme ku shiheshin pelegrinët me ombrella në duar, duke kryer ritualet e tyre fetare.

E ky ndryshim drastik dhe i menjëhershëm i motit habiti edhe besimtarët, që vazhdimisht falënderonin Zotin për shiun që po binte dhe po freskonte edhe ajrin por edhe tokën që është tejet e thatë.

Temperaturat në Arabinë Saudite këto ditë janë shumë të larta, ku dita ditës po tejkalojnë shifrën e 40 gradë celsius. 

Share This Article