Peleshi pret në takim ministrin e ri të Mbrojtjes së Kosovës: Shqipëria do të vijojë mbështetjen në arenën ndërkombëtare

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri Niko Peleshi priti sot homologun e ri të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci si dhe delegacionin që e shoqëronte. Peleshi vlerësoi faktin që vizitën e parë zyrtare si Ministër i Mbrojtjes Maqedonci e zhvilloi në Tiranë, duke demonstruar dhe njëherë rëndësinë e marrëdhënieve, miqësinë dhe bashkëpunimin midis dy shteteve tona. Ministri i shprehu Maqedonci urimet më të mira për emërimin në këtë detyrë.

Diskutimet mes dy ministrave u fokusuan në bashkëpunimin dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe vlerësimin e mundësive mbi intensifikimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen. Gjithashtu dy ministrat biseduan për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimin rajonal si dhe sfidat, me të cilat rajoni po përballet. Peleshi siguroi ministrin Maqedonci, se Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë do të vijojë kontributin e saj në promovimin e “Politikës së Dyerve të Hapura” në të gjitha iniciativat rajonale dhe ndërkombëtare, duke ndihmuar kështu anëtarësimin e Kosovës në veçanti, por dhe çdo vendi tjetër në Ballkanin Perëndimor që aspiron integrimin në strukturat Euro-Atlantike.

Nga ana e tij ministri Maqedonci shprehu falënderimet mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj çështjes së Kosovës, ndërsa u ra dakord për identifikimin e fushave të reja të bashkëpunimit për të intensifikuar më tej raportet mes Kosovës e Shqipërisë.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
Share This Article