Pelikani kaçurrel i plagosur 3 muaj më parë, lëshohet në liqenin e Prespës së Madhe

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një pelikan kaçurrel i plagosur tre muaj më parë liqenin e Ohrit, u lëshua në liqenin e Prespës së Madhe, tërësisht i shëruar.

Lajmi bëhet i ditur nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, e cila njoftoi se sot në Parkun Kombëtar të Prespës u lëshua në liri pelikani i quajtur Zaveri.

“Tre muaj pasi u gjet i plagosur në liqenin e Ohrit, pelikani kaçurrel, i quajtur Zaveri u lëshua në liqenin e Prespës së Madhe. Që në 31 korrik, pelikani ndodhej në qendrën e rehabilitimit të shpendëve të egër në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura e ktheu këtë situatë në mundësi të re”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se me mbështetjen e ekspertëve dhe financim të projektit të KfW “Rezerva Ndërkufitare e Biosferës Prespë” në këtë shpend emblematik u vendos një pajisje gjurmuese GPS. Tani pelikani është gati të notojë dhe fluturojë përsëri. Kjo është hera e parë në Shqipëri që këtij lloj shpendi i vendoset pajisje GPS që do të shërbeje për studime shkencore mbi habitatet natyrore të tij.

Ekspertet e biodiversitet dhe AKZM do kenë mundësinë të kryejnë studime të vazhdueshme dhe të monitorojnë habitatet e Zaverit në vitet që do të vijnë.

Emri i pelikanit Zaver përfaqëson lidhjen nëntokësore me të njëjtin emër që lidh liqenin e Prespës se Madhe me atë të Ohrit dhe ky zog përfaqëson pikërisht këtë lidhje mes dy liqenesh./ATSH/ 

Share This Article