Pelosi për Trump: Frikacak, i dobët dhe i rrezikshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nancy Pelosi dhe drejtuesi demokrat i Senatit, Chuck Schumer e kanë quajtur Donald Trump “frikacak, të dobët dhe të rrezikshëm” për trajtimin e tij të protestave të përhapura për vdekjen e George Floyd.

Deklarata e përbashkët thotë: “Në të gjithë vendin tonë, amerikanët po protestojnë për t’i dhënë fund modelit të padrejtësisë racore dhe brutalitetit që pamë së fundmi në vrasjen e George Floyd.”

“Megjithatë, në një kohë kur vendi ynë bërtet për bashkim, ky president po e copëton atë. Protestuesit paqësorë të përlotur pa provokuar vetëm në mënyrë që presidenti të mund të fotografohej jashtë një kishe çnderon çdo vlerë që besimi na mëson neve”.

Ata i referohen fotos që presidenti bëri jashtë Kishës së Shën Gjonit, e cila u hodh në zjarr nga rebelët mbrëmjen e kaluar.

“Në këtë kohë sfiduese, kombi ynë ka nevojë për lider të vërtetë. Reagimi i presidentit në nxitjen e flakëve të mosmarrëveshjeve, fanatizmit dhe dhunës është frikacak, i dobët dhe i rrezikshëm.”/BBC

Share This Article