• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, May 11, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Pence dhe Harris përplasen për koronavirusin

Pence dhe Harris përplasen për koronavirusin

by albnews
8 October, 2020
in Bota
0
1
VIEWS

Nënpresidenti Mike Pence mbrojti mënyrën e menaxhimit nga ana e administratës së Presidentit Donald Trump të pandemisë së koronavirusit që ka shkaktuar vdekjen e mbi 210,000 amerikanëve, ndërsa rivalja e tij demokrate, Kamala Harris, dënoi atë që e quajti “dështimin më të madh të një administrate presidenciale” gjatë një debati kryesisht civil të mërkurën mbrëma, që u mbizotërua nga tema e COVID-19.

Ndërsa Presidenti Trump vazhdon të jetë i infektuar nga virusi në Uashington, senatorja Harris deklaroi se nuk do të merrte një vaksinë nëse presidenti republikan e miratonte atë pa mbështetjen e profesionistëve të mjekësisë.

Nënpresidenti Pence, i cili drejton grupin e posaçëm të punës për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë, e pranoi se “vendi ynë ka kaluar një periudhë shumë të vështirë këtë vit”.

Por ai shtoi se “Unë dua që populli amerikan ta dijë, se që nga dita e parë, ka vënë shëndetin e popullit amerikan në plan të parë,” tha zoti Pence, duke premtuar miliona doza të një trajtimi ende të panjohur para fundit të vitit.

Ai gjithashtu dënoi mosbesimin e senatores Harris për vaksinat e mundshme për të cilat është mburrur presidenti: “Senatore, ju kërkoj që të mos bëni politikë me jetën e njerëzve”.

Që nga fillimi pari shkëmbime të nxehta, por në përgjithësi ishte një atmosferë shumë më e respektueshme sesa debati i parë presidencial para tetë ditësh.

Ndërsa në atë debat me ish-nënpresidentin Biden, presidenti Trump ishte më agresiv, duke ndërprerë dhe pothuajse duke bërtitur, Pence shfaqi më shumë disiplinë.

Kandidatët debatuan në një auditor ku çdo të ftuari që refuzonte të mbante maskë do t’i kërkohej të largohej, një sfond i pazakontë për debatin e vetëm për kandidatët për nënpresident në vitin 2020.

Në thelb, debati paraqiste një shans për votuesit që të vendosnin nëse nënpresidenti Pence apo Senatorja Harris, do të ishin të përgatitur të merrnin kompetencat e presidencës përpara fundit të mandatit të ardhshëm. Dhe pyetja nuk është edhe aq teorike: Presidenti Donald Trump, 74 vjeç, po merr veten nga koronavirusi dhe 77-vjeçari Joe Biden nuk është infektuar por do të ishte presidenti më i vjetër ndonjëherë nëse zgjidhet.

Për këto arsye dhe të tjera, debati në Universitetin e Jutas në Salt Lake City, ishte ndoshta debati më i rëndësishëm për postin e nënpresidentit, prej dekadash. Dhe vjen në një moment pasigurie në veçanti për republikanët, me shqetësimin në rritje se pozitat e Presidentit Trump po dobësohen pasi pothuajse 20 zyrtarësh të lartë në Shtëpinë e Bardhë, Pentagon dhe brenda fushatës së tij janë infektuar me virusin ose në karantinë.

Duke pasur parasysh se sipas sondazheve, presidenti Trump dhe nënpresidenti Pence janë prapa, ata nuk kanë kohë për të humbur; Kanë mbetur më pak se katër javë deri në zgjedhje dhe miliona amerikanë tashmë po i hedhin votat.

Edhe Para se të fillonte të fliste, zonja Harris hyri në histori duke u bërë gruaja e parë afrikano-amerikane në një skenë debati për nënpresidente. Mbrëmja e së mërkurës i ofroi asaj një shans për të mobilizuar votuesit e mundshëm të cilët kanë treguar vetëm entuziazëm modest për Biden, një politikan me përvojë me një histori të përzier qëndrimesh ndaj races mbi dhe drejtësisë penale, veçanërisht në vitet e tij të hershme në Senat.

Harris, 55 vjeç, është vajza e një babai xhamaikian dhe një nëne Indiane. Ajo është gjithashtu një ish-prokurore, e cila është bërë një yll mes demokratëve, pjesërisht falë pyetjeve të mprehta ndaj kandidatëve të emëruar nga presidentiTrump për gjykata dhe poste të tjera.

Pence është një ish-guvernator 61-vjeçar nga Indiana dhe ish-drejtues radioje, një i krishterë evangjelist, i njohur për natyrën e tij popullore dhe besnikërinë e tij të palëkundur ndaj Trump. Dhe ndërsa ai është mbrojtësi më i fortë public i presidentit Trump, nënpresidenti nuk ka të njëjtin ton të ashpër apo stilin e e padisiplinuar të presidentit.

Kandidatët gjithashtu u përplasën për taksat – më konkretisht, për refuzimin e Presidentit Trump për të bërë public informacioni për taskat që ai ka paguar, katër vjet pasi kishte premtuar vazhdimisht ta bëjë një gjë të tillë. New York Times raportoi muajin e kaluar se presidenti paguan shumë pak taksa mbi të ardhurat por ka qindra miliona dollarë borxh.

“Do të ishte vërtet mirë të dinim se kujt i detyrohet presidenti para,” tha Harris.

“Një gjë që dimë për (ish-nënpresidentin) Joe është se ai i nxjerr të gjitha informacionet hapur. Ai është i sinqertë, është i çiltër,” shtoi ajo. “Donald Trump, nga ana tjetër, mbulon gjithçka”.

Zot Pence e mbrojti Presidentin Trump për hapjen e vendeve të punës, i cili ka paguar një sasi të madhe taksash dhe e zhvendosi temën tek Biden: “Që ditën e parë, Joe Biden do të rrisë taksat tuaja”.

Ndërsa debati përfshinte një sërë temash, virusi ishte në plan të parë.

Presidenti Trump bëri publike një video vetëm tre orë para debatit duke e quajtur diagnozën e tij “një bekim i fshehur ” sepse sipas tij ajo hodhi dritë mbi një kombinim eksperimental antitrupash të cilit ai i atribuoi meritën për përmirësimin e gjendjes së tij – megjithëse as ai dhe as mjekët e tij nuk mund ta dinë nëse ilaçi pati atë efekt.

Pence është kreu i grupit të punës së presidentit për koronavirusin, i cili nuk ka arritur të zbatojë një strategji gjithëpërfshirëse kombëtare, në një kohë kur vetë presidenti Trump është infektuar nga virusi dhe numri i të vdekurve në shkallë vendi ka kapërcyer shifrën 210,000 dhe vazhdon të rritet.

Previous Post

Komisionari i BE-së sot viziton Kosovën

Next Post

Bullgaria shënon rekord të rasteve me koronavirus

albnews

albnews

Related Posts

Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani
Bota

Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

10 May, 2025
Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë
Bota

Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë

9 May, 2025
Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?
Bota

Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?

9 May, 2025
Next Post
Bullgaria shënon rekord të rasteve me koronavirus

Bullgaria shënon rekord të rasteve me koronavirus

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
EMRAT/ Rrëshkitja e masivit të dheut në Gramsh, vdesin 2 të rinj që ishin duke punuar në kantier

EMRAT/ Rrëshkitja e masivit të dheut në Gramsh, vdesin 2 të rinj që ishin duke punuar në kantier

10 May, 2025
Kaloi natën në spitalin e Tiranës, çiklisti spanjoll me frakturë të vertebrës

Kaloi natën në spitalin e Tiranës, çiklisti spanjoll me frakturë të vertebrës

10 May, 2025
Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

10 May, 2025
“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!

“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!

10 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4670 shares
    Share 1868 Tweet 1168
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2379 shares
    Share 952 Tweet 595
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1806 shares
    Share 722 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM