Pence: Nuk do ta kundërshtoj certifikimin e fitores së Biden

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence bëri të ditur se ai nuk do ta kundërshtojë certifikimin e fitores presidenciale të Joe Biden, duke theksuar se kjo është e pamundur për shkak të kufizimeve të Kushtetutës.

Ai i paraqiti argumentet e tij në një letër të botuar pak para hapjes së një seance të jashtëzakonshëm të Kongresit, që synon të regjistrojë zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Presidenti Donald Trump, i cili ka theksuar se nuk do ta pranojë humbjen, i kërkoi Pence, i cili kryeson këtë takim të Kongresit, që të shfrytëzojë rastin për të refuzuar njohjen e fitores së demokratit.

Share This Article