Pence: Turqia do t’i japë fund ofensivës në Siri pas tërheqjes së forcave kurde

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Turqia do të pezullojë ofensivën e saj në veri të Sirisë për pesë ditë dhe do t’i japë fund pas një tërheqjeje të forcave kurde nga ky sektor gjatë kësaj kohe, njoftoi sot zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence.

“Ofensiva turke do të ndërpritet plotësisht kur kjo tërheqje të ketë përfunduar gjatë kësaj periudhe pezullimi”, deklaroi Pence për shtypin, në përfundim të më shumë se katër orë bisedimesh me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Kreu i diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu konfirmoi këtë marrëveshje.

“Ne pezullojmë operacionin, ne nuk ndalojmë”, deklaroi Cavusoglu për shtypin.

“Ne do ta ndërpresim operacionin vetëm kur forcat turke do të tërhiqen plotësisht nga rajoni”, shtoi ai./ATSH/

Share This Article