Pendarovski deri të premten do të dorëzojë mandatin për qeverinë e re

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Stevo Pendarovski deri të premten, kur skadon afati dhjetëditësh, do ta ndajë mandatin për përbërje të qeverisë së re atij që do të ketë shumicë.

Shefi i shtetit, siç kumtojnë  nga kabineti i tij është konsultuar me ekspertët e shquar, me ç’rast ka përfunduar se  Kuvendi është konstituuar  më 4 gusht dhe se prej atëherë vijojnë afatet kushtetuese për ndarje të mandatit.

“Presidenti është konsultuar me  emra juridik të shquar dhe konkluzioni ishte i qartë: Që të konsiderohet se Kuvendi është konstituuar, nevojitet verifikim i mandateve të deputetëve,  ndërsa jo zgjedhja e dikujt. Presidenti Pendarovski, edhe pse i kupton  motivet e  kryetarit Xhaferi, mbetet në qëndrimin e tij i cili megjithatë e konfirmon  edhe praktikën politike në të gjitha vitet e kaluara kur në pushtet ishin opsione të ndryshme politike”, thuhet në reagimin e kabinetit të presidentit të shtetit.

Reagimi ka të bëjë me qëndrimet të cilat i nxori presidenti i deritanishëm i Kuvendit Talat Xhaferi, i cili për TV 21 tha se nëse presidenti Pendarovski e ndan mandatin për formim të Qeverisë, pa zgjedhur një kryetar të ri parlamentar atëherë hapi i tij  do të ishte kundërkushtetues.

“Jokushtetuese është ndarja e mandatit  pa pasur kryetar Kuvendi  i cili do t’i vë në funksion  afatet tjera të cilat duhet t’i ndjek Kuvendi, sepse  shtëpisë ligjdhënëse afatet i fillojnë  nga momenti  kur do ta marrë njoftimin  nga shefi i shtetit se mandati i është  besuar. Një person i paautorizuar nuk mund t’i informojë deputetët”, theksoi Xhaferi mbrëmë  në intervistë për emisionin “10 minuta” në TV 21.

Share This Article