Pendarovski dhe Siljanovska në balotazh për president të Maqedonisë së Veriut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Maqedonia e Veriut ka votuar të dielën për të zgjedhur presidentin e ri të saj.

Stevo Pendarovski i Lidhjes Social Demokrate, i mbështetur edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe partitë e tjera të koalicionit qeveritar, Blerim Reka i mbështetur nga partitë shqiptare të opozitës Aleanca dhe Lëvizja Besa, si dhe Gordana Siljanovska Davkova e VMRO-DPMNE-së janë tre garuesit të cilët synuan presidencën.

Pas numërimit të rreth 98% të votave, kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska, udhëheq me diferencë të ngushtë përballë rivalit nga LSDM, Stevo Pendarovski – 42.63 për qind me 41.93 për qind.

Në rrethin e dytë pritet që shqiptarët ta përkrahin Pendarovskin duke marrë parasyshë politikat e VMRO-DPMNE-së.

Zgjedhjet janë karakterizuar nga një dalje e ulët e votuesve – 39,71 përqind. Në komunat e banuara me shumicë shqiptare sidomos është shënuar dalje më e ulët e votuesve, në dallim nga vendbanimet maqedonase.

Presidenti zgjidhet me vota popullore, ndërsa komptenencat që ka janë të kufizuara dhe kryesisht ceremoniale. Një garuesi për të fituar zgjedhjet qysh në raundin e parë i nevojiten gjysmat e 1 milion e 808 mijë votave.

Share This Article