Pendarovski nënshkruan 21 ligje që kishte refuzuar Ivanovi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Stevo Pendarovski ka nënshkruar dekretet e 21 ligjeve të cilat nuk u firmosën nga ish-presidenti Gjorge Ivanov.

Nga kabineti presidencial njoftojnë se mes të tjerash janë nënshkruar edhe dekretet e Ligjit për Agjencinë Operative Teknike, Ligji për Regjistrin Qendror për të shpërngulurit, për Mbështetjen financiare për investimet, Ligji për komunikime elektronike, Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor dhe Ligje të tjera të cilat për shkak se mbanin e emri e ri të shtetit u refuzuan nga ish presidenti. Në kumtesën e dërguar nga presidenca thuhet se “presidenti Pendarovski vlerëson që këto ligje dhe zbatimi i tyre janë në interes vital për qytetarët e vendit”.

Share This Article