Pendarovski: Nëse nuk ka pengesa të brendshme, Maqedonia e Veriut pjesë e BE-së para 2030-ës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti I Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, këtë të premte ka reaguar ndaj deklaratës së homologut të tij francez Emanuel Macron, i cili tha se së pari duhet të bëhen reforma brenda vetë BE-së e pastaj të bëhet zgjerimi.

Sipas Pendarovskit “kjo nuk është asgjë e re”. në lidhje me zgjerimin e BE-së në 2030, ai ka thënë se është i arritshëm nëse nuk ka obstruksione të brendshme.

Nëse për shkaqe të brendshme kërkoni arsyetim se pse nuk votoni për vazhdimin e rrugës së Maqedonisë drejt BE-së dhe thotë se ne jemi të gatshëm që të votojmë për Europë megjithatë Macroni nuk na do, kjo është diçka tjetër. Pra, të jemi më konkretë, më realë dhe më të drejtë ndaj miqve tanë europianë, deri në këtë moment asnjë politikan europian nuk ka thënë se Ballkani perëndimor nuk do të hyjë, asnjë nga gjashtë vendet derisa nuk i rregullojmë punët brenda”, tha Stevo Pendarovski.

Share This Article