Pendarovski nesër viziton Serbinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së veriut, Stevo Pendarovski nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Serbi, ku do të pritet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pendarovski, nesër në Pallatin Serbia në Beograd, siç paralajmërojnë nga kabineti i tij, do të ketë takim tet-a-tet me presdientin Vuçiq, pas çka pason edhe takimi plenar mes delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Është paraparë presidenti Pendarovski të realizojë takim edhe me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq dhe me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq.

Në kuadër të vizitës zyrtare, Pendarovski do të realizojë takim edhe me kryetarin e Odës Ekonomike të Republikës së Serbisë,. Marko Çadezh dhe afaristë serbë.

Të shtunën, Pendarovski në Novi Sad do të marrë pjesë në Forumin rajonal rinor dhe do të flasë në panelin presidencial “Fjalimi i të rinjve para përfaqësuesve të pushtetit: prezantimi i dialogut politik para mijëvjeçarëve”, së bashku me presidentin serb, Vuçiq dhe presidentin slloven, Borut Pahor./Alsat/

Share This Article