Pendarovski: Nuk është e nevojshme shpallja e krizës në të gjithë vendin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Maqedoninë e Veriut vlerëson se për momentin nuk ka nevojë për shpalljen e gjendjes së krizës në të gjithë territorin si pasojë e virusit korona.

Presidenti Stevo Pendarovski i cili bëri të ditur vendimin e Këshillit tha se nëse ka nevojë gjatë ditëve të ardhshme, Këshilli do t’i propozojë Qeverisë shpalljen e gjendjes së krizës edhe në komuna të tjera.

Pendarovski tha se vendi po menaxhon gjendjen më mirë se vendet tjera të rajonit dhe apeloi tek qytetarët që me përpikmëri të zbatojnë masat duke e bërë të ditur se kriza do të zgjasë edhe për shumë kohë.

“Nuk duhet të shpejtojmë me shpalljen e gjendjes së krizës në të gjithë territorin për të paktën dy arsye. E para, nuk ka nevojë dhe të gjithë institucionet kompetente natë e ditë e monitorojnë gjendjen në terren dhe reagojnë. E dyta, është e qartë gjithkund në botë se kriza do të zgjasë. Kriza nuk është këtu për një javë ose dy dhe ne duhet që resurset t’i drejtojmë te nevojat dhe rreziqet reale. Dua të drejtoj, në emër të Këshillit, apel tek qytetarët t’i respektojnë në mënyrë të përpiktë të gjitha masat e zbatuara”, tha Stevo Pendarovski./Alsat/

Share This Article