Pendarovski: Nuk ka arsye të flitet për shtyrje të zgjedhjeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presideniti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski nuk e sheh të arsyeshme shtyerjen e zgjedhjeve parlamentare të 12 prillit.Sipas tij, caktimi i hershëm i datës së zgjedhjeve ishte i nevojshëm për shkak të formimit të Qeverisë teknike 100 ditë para zgjedhjeve.

“Edhe ashtu hymë në vit zgjedhor. 12 prilli është vetëm disa muaj larg nga afati i rregullt i zgjedhjeve dhe nuk mund ta kuptoj se me çfarë logjike partiake ose shtetërore, do të kërkonin që ato zgjedhje të shtyhen.

Atë që e dëgjoj nga sfera e biznesit, ata thonë se zgjedhjet e caktuara janë kohë e humbur për ne nga aspekti i pritshmërive, planeve të biznesit, investimeve vendase dhe të huaja, etj. Megjithatë, nëse tani shtyhen përsëri, nëse shtyhen përsëri, ky është sulm shtesë mbi planet të bizneseve”, tha Stevo Pendarovski.

Share This Article