Pendarovski: Për të mos ikur rinia nga vendi, ne duhet të punojmë dyfish më shumë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në urimin e Vitit të Ri ka dëshiruar pajtim qytetar bazuar në drejtësi dhe të vërtetë në vitin 2020.

“Në shtëpinë tonë të përbashkët dëshiroj, para se gjithash të sundojë paqja dhe qetësia deri tek e cila do të vijmë deri te pajtimi qytetar i bazuar në drejtësi dhe të vërtetë. Dëshiroj mirëqenie, të bazuar në sigurinë euroatlantike dhe vlera”, thotë Pendarovksi.

Ai shtoi se të gjithë qytetarëve u dëshiron shëndet të mirë dhe respekt të ndërsjellë.

“T’i lëshojmë ndarjet, të respektohemi dhe të ndihmojmë, ndërkaq ne politikanët, nëse duam të rinjtë të jetojnë këtu, atëherë, që tani, patjetër të punojmë me angazhim të dyfishtë për shtet demokratik dhe shoqëri solidare dhe humane. Gëzuar, le të jetë me bereqet viti i ri 2020.

Share This Article