• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Maqedonia
Pendarovski: Siljanovska të dënojë dhunën në Kuvend

Pendarovski: Shqiptarët nuk janë ende të barabartë me maqedonasit

by albnews
9 May, 2019
in Maqedonia
0
3
VIEWS

Stevo Pendarovski është i kënaqur me mënyrën se si shkoi balotazhi dhe me votat e marra në raundin e dytë që e bënë president. Por pak minuta pasi është mbyllur procesi i votimit dhe shifrat flasin për të, ai gjen kohë që për Radiotelevizionin Shqiptar të bëjë një analizë edhe të raundit të parë.

Pendarovski : Padyshim nuk e fsheh dot që atmosfera në stafin tim këtu në zyrat qendrore të LSDM është më mirë se në raundin e parë pasi ishim disi të surprizuar për pjesmarrjen e paktë në atë raund, por sot u duk që në mëngjes vrulli i votimit dhe jemi të kënaqur. Padyshim që shifrat për mua ishin të mira edhe në atë raund, por dalja në votime ishte jo e kënaqshme dhe ky ishte një lloj mesazhi i elektoratit për qeverinë se në këto dy vite nuk i kishin përmbushur pritshmëritë e qytetarëve. Por kishte nga ata që ishin të lodhur me zgjedhjet, sepse ishin të katërtat në 4 vite, në 2016 zgjedhjet parlamentare, në 2017 zgjedhjet lokale, referendumin për emrin vitin që shkoi dhe tani dy raunde presidenciale dhe më duhet të them që pjesëmarrja në raundin e dytë është shumë e mirë dhe reflektoi edhe në rezultat, tha zoti Pendarovski.

Sipas presidentit të ri të vendit këto zgjedhje ishin mjaft të rëndësishme në aspektin multietnik të vendit dhe sidomos të shqiptarëve vendimtarë me votën e tyre.

Pendarovski : Nuk është e rëndësishme karriera ime personale politike, nëse do të bëhej president Stevo Pendarovski apo do të ishte Gordana Siljanovska, por unë jam kandidat i një koalicioni të gjerë partish politike, unë përfaqësoj për herë të parë në historinë postkomuniste të këtij vendi 31 parti politike që qëndrojnë pas kandidaturës sime dhe mes tyre 4 parti jo një po katër parti shqiptare dy parti turqish, parti të serbëve të vllehëve dhe 3 të romëve pra një koalicion ndëretnik partish i paparë ndonjëherë në këtë vend dhe padyshim ishte kënaqësi e madhe e imja për të qëndruar në ballë të këtij koalicioni të gjerë politik dhe etnik. Por të mos harrojmë që nga ana tjetër kishim një kandidate që përfaqësonte një parti e cila ende është mjaft nacionaliste si VMRO DPMNE me një retorikë nacionaliste dhe populiste të pabesueshme, më besoni me një retorikë të pabesueshme për kohën kur jetojmë, e mund ta imagjinoni vetë në vitin 2019 pas 3 dekadash të një demokracie formale sërish kjo zonjë dhe kryetari i partisë që e mbështet nuk i ftuan shqiptarët etnikë qoftë dhe formalisht nuk i ftuan shqiptarët etnikë që të votojnë. Ai ftoi këdo që të votojë për zonjën Siljanovska, turq, serbë, romë dhe maqedonas, por shqiptarët nuk i ftoi dhe të gjithë në atë moment menduan, do të jetë ndonjë gabim, do e korigjojë veten. Por jo ai nuk tha asgjë për shqiptarët dhe gjatë gjithë fushatës ata kishin një frymë etnocentrike dhe një retorikë etnocentrike dhe unë e kam theksuar gjithnjë që kjo frymë nuk është e keqe për këtë vend, por kjo frymë është e rrezikshme për këtë vend i cili gjithnjë përtej aktualitetit ka qënë një vend multietnik, tha zoti Pendarovski.

Ai do të jetë edhe president i shqiptarëve dhe këtë e pohon pa asnjë mëdyshje.

Pendarovski : Padyshim, absolutisht po, ky është një fakt i njohur në Maqedoni, unë garova për president për të dytën herë, 5 vjet më parë me të njejtin koalicion pas meje megjithëse unë jam pa parti, por koalicioni me 11 parti më mbështeti mua i udhëhequr edhe atëhere nga LSDM, mora 35 mijë vota shqiptarësh etnikë pak a shumë megjithëse ata ishin në koalicion me qeverinë atëhere. Por vetëm falë axhendës sime ku thoja se ky duhet të jetë një vend ku të gjithë duhet të ndjehen të barabartë me njeri tjetrin, sepse për mua në këtë vend nuk duhet të ketë asnjë komunitet etnik i cili duhet të ndjehet i privilegjuar dhe një tjetër që ndjehet i diskriminuar, nuk mund të jesh i privilegjuar për shkak të bekgraundit tënd etnik, apo bekgraundit tënd fetar apo pse i përket një partie për të cilën ti voton. Është e thjeshtë , të gjithë maqedonasit, shqiptarët, serbët, boshnjakët duhet të jenë të barabartë me njëri tjetrin kjo është e vetmja recetë e suksesit. Jo për integrimin euroatlantik, por për kohezionin e brendshëm në vend, për paqen. Asnjë politikan serioz dhe i përgjegjshëm nuk duhet të harrojë se në 2001 ne ishim ata që nënshkruam marrëveshjen e Ohrit, unë isha këshilltar për sigurinë i presidentit të atëhershëm Boris Trajkovski, babai i asaj marrëveshjeje që u nënshkrua për ti dhënë fund konfliktit të përgjakshëm që erdhi si pasojë se shqiptarët u ndjenë të lënë mënjanë, ata u lanë jashtë sistemit dhe ata reaguan për statusin e tyre, ne ndryshuam kushtetutën, ne nënshkruam marrëveshjen dhe në të thuhet përfaqësim i barabartë për të gjitha komunitetet etnike, përfshi shqiptarët ,dhe krejt papritur Mickovski nuk i përmend shqiptarët etnikë tha zoti Pendarovski.

Sipas presidentit të zgjedhur Maqedonia e Veriut është një vend më i mirë edhe për shqiptarët,se sa vite më parë dhe janë shifrat që flasin për këtë gjë.

Pendarovski : Po, Maqedonia sot është më e mirë dhe kjo duket në shifra që janë të vërtetueshme, me ministrat shqiptarë në qeveri për shembull, në 2001 dhe 2002 pas nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit, kishim në të gjithë administratën shtetërore maqedonase vetëm 2.4 përqind shqiptarë në të gjitha institucionet e vendit, ndërsa sot kemi mbi 19 përqind përfaqësim në këto insitutcione, dhe për një vend me burime shumë të kufizuara financiare ky është një hap i madh përpara. Padyshim që nuk mund të them se shqiptarët janë 100% njësoj me vëllezërit e tyre maqedonas të përfaqësuar në këtë vend, por mund të them me plot gojën se janë në një pozicion shumë më të mirë se sa vite më parë apo se sa në dekadën e parë pas pavarësisë, tha zoti Pendarovski.

Madje marrëdhënia me shqiptarët , por dhe trajtimi që duhet ti bëjnë maqedonasit atyre për presidentin e ri të Maqedonisë së veriut është vendimtar për integrimin e vendit në BE dhe NATO.

Pendarovski : Padyshim që duhej të kishim një proces të pastër zgjedhor dhe kjo u arrit, në mënyrë që të kishim një prezantim sa më të mirë në qershor në Bruksel kur të merret vendimi jo vetëm për ne, por edhe për Shqipërinë, sepse kështu na u tha vjet në Sofje, që Shqipërisë dhe Maqedonisë do ti jepet qershorin e 2019 një datë për çeljen e negociatave dhe më besoni që ky është parakushti i fundit. Më besoni mua, ne u bëmë vend kandidat në 2005, pas kësaj ne nuk ecëm përpara për shkak të bllokadës greke me emrin, kjo është diçka tjetër, por ne e morëm statusin e kandidatit vetëm për zbatimin e mirë të marrëveshjes së Ohrit, sepse Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dinë mirë se Maqedonia duhet të jetë e qetë në aspektin interetnik, duhet të jemi mirë me njëri tjetrin të kemi stabilitet të brendshëm dhe vetëm pastaj pasi ti kemi realizuar këto mund të ecim me integrimin euroatlantik. Ne prej 2001 ecëm mirë përpara me zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe me marrëdhënien ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve në rradhë të parë dhe edhe më të tjerët padyshim, duke patur rezultate të mira dhe pas 4 vitesh morëm statusin e vendit kandidat në 2005. Sot nëse ne nuk do të jemi mirë në marrëdhënien tonë të brendshme ndëretnike sidomos me shqiptarët, ne nuk do ta marrim dot atë datë për çeljen e negociatave edhe pse mund të kemi bërë zgjedhje me standarte skandinave si këto presidenciale këtë herë. Absolutisht për rrugën tonë në drejtim të integrimit europian është thelbësore një marrëdhënie e mirë ndëretnike sidomos me shqiptaret dhe më pas me të tjerët. Për mua kjo është një vlerë e shtuar e imja që bëra një fushatë ku nuk dola të kërkoj vetëm votën e maqedonasve etnikë,pasi për mua Maqedonia nuk është vetëm e maqedonasve, por Maqedonia është një vend i kujtdo që jeton këtu,dhe jam dakord me ata që thonë se është shumë më e lehtë të jesh politikan në Slloveni ku nuk janë këto probleme pasi homogjeniteti etnik është i qartë dhe në Maqedoni nuk është shumë e lehtë të bëhesh kryeministër,president por as kryetar bashkie pas multietniciteti është vendimtar. Por nëse të duket e vështirë atëhere nuk ke pse garon pasi nuk je gati për këtë punë. Kaq e thjeshtë është kjo, tha zoti Pendarovski.

Ndërkohë tregon pa drojë marëdheniën e tij me shqiptarët pse ajo është e veçantë që nga fillimi.

Pendarovski : Në 2014 unë isha politikani i parë etnik maqedonas i cili foli për herë të parë shqip në historinë e këtij vendi kur ju drejtova shqiptarëve në gjuhën e tyre nëpërmjet një spoti televiziv. Sepse slogani im në ato zgjedhje ishte….Maqedonia meriton president….tani slogani im ishte “Bashkë përpara” ndërsa tani i mbyllja mitingjet e mia elektorale me fjalët votoni për numrin tre ….tani them faleminderit, tha zoti Pendarovski për RTSH.

Previous Post

Dy agjentë rusë denohen në Mal të Zi

Next Post

Veseli: Vonesat për heqjen e vizave, njollë për BE-në

albnews

albnews

Related Posts

Tragjedia në Koçan, sot kthehen tetë pacientë nga trajtimi në Turqi, Bullgari dhe Slloveni
Maqedonia

Tragjedia në Koçan, sot kthehen tetë pacientë nga trajtimi në Turqi, Bullgari dhe Slloveni

2 May, 2025
“Reporterët pa kufij”: Maqedonia e Veriut shënon rënie në lirinë e medias
Maqedonia

“Reporterët pa kufij”: Maqedonia e Veriut shënon rënie në lirinë e medias

2 May, 2025
Qyteti i Ohrit i mbushur me turistë të huaj dhe vendas për 1 Maj
Maqedonia

Qyteti i Ohrit i mbushur me turistë të huaj dhe vendas për 1 Maj

1 May, 2025
Next Post
Veseli falënderon Kongresin Amerikan që mundësoi të dëshmohen krimet serbe të kryera në Kosovë

Veseli: Vonesat për heqjen e vizave, njollë për BE-në

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Ndryshon ndarja e mandateve, bie PS, rritet PD

Ndryshon ndarja e mandateve, bie PS, rritet PD

12 May, 2025
PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi

12 May, 2025
Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet

Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet

12 May, 2025
Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

12 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4690 shares
    Share 1876 Tweet 1173
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2387 shares
    Share 955 Tweet 597
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1868 shares
    Share 747 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1807 shares
    Share 723 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1695 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM