Pendarovski: Të frikshme fotografitë e spitaleve italiane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas informacioneve zyrtare se në Itali gjatë ditës së sotme si pasojë e virusit korona jetën kanë humbur 793 persona, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i ka shprehur ngushëllime popullit italian, duke shtuar se është i tmerruar nga fotografitë e spitaleve italiane.

“Ngushëllime për Italinë dhe të gjithë banorët e saj, përfshirë bashkëqytetarët tanë. Dëgjojmë lajme të trishtuara nga Italia për çdo ditë. Numri i viktimave nga Covid-19 shkon në qindra. Fotografitë nga spitalet janë të frikshme, dhe tendencat janë të pafavorshme. Po dëgjojmë lajme shqetësuese nga shumë vende të tjera, në rajonin tonë dhe më gjerë”, ka shkruar Pendaorvski.

Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që të respektojnë rekomandimet e Qeverisë sonë pasi kjo është një betejë e përbashkët.

“Edhe pse kemi numër të vogël në vendin tonë, ne duhet të jemi të kujdesshëm. Të respektojmë rekomandimet, të jemi përgjegjës për shëndetin publik dhe të jemi solidarë, aq sa mundemi, të ndihmojmë. Kufizoni lëvizjen tuaj dhe largohuni nga shtëpia vetëm për qëllime të rëndësishme. Kjo është një betejë e përbashkët, jo vetëm e jona dhe jo vetëm këtu. Mbroni veten dhe të gjithë rreth jush”, shkruan Pendarovski./Alsat

Share This Article