Pendarovski thotë se ka qenë kundër konfliktit të vitit 2001

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I pyetur në lidhje me periudhën e konfliktit të armatosur të vitit 2001, kur
Stevo Pendarovski ishte zëdhënës i MPB-së si dhe këshilltarë i Presidentit, ai për T7 tha se gjithmonë kanë qenë kundër luftës dhe ka dhënë maksimumin që të ndërpresë atë konflikt.

“Unë kam qenë këshilltar për siguri kombëtare i presidentit Boris Trajkovski, i cili e ka zbatuar atë marrëveshje. Unë i kam qëndruar besnik këtij koncepti për gati dy dekada, pra për përfshirjen e të gjitha grupeve etnike në shtet për ta pasur kreativitetin, potencialin dhe energjinë e tyre për të mirën e të gjithëve. Unë jam profesor në një universitet privat dhe asnjëherë nuk kam bërë dallime në bazë të përkatësisë etnike, madje as në jetën private. Sidoqoftë, unë njoh shumë njerëz, përfshirë udhëheqësinë e tanishme të partisë kryesore opozitare dhe kandidaten për presidente, të cilët kanë qëndrim të kundërt”, ka thënë ai.

Share This Article