Pendarovski zyrtarizohet për president të Maqedonisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

LSDM-ja në Kongresin e sotëm të partisë ka zyrtarizuar kandidatin e përbashkët për president shteti, Stevo Pendarovski.

Ai ka marrë mbështetjen nga 31 parti politike për të kandiduar për president të Maqedonisë së Veriut.

Pendarovski pas marrjes së mbështetjes tha se ky është një nder dhe përgjegjësi dhe se më 21 prill dhe 5 maj, kur do të votohet për president, nuk bëhet fjalë për karrierën e tij politike, por për një shtet të integruar evropian dhe të të gjithë qytetarëve.

Kryeministri Zoran Zaev tha se Pendarovski është përzgjedhja më e mirë dhe se ai do të jetë president i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply