Pendohet Artan Tafani, Kreshnik Ajazi sot në SPAK takon prokurorët, do të vendoset se kush do të hetojë dosjen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

–  Kreu i prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi po mban një takim me hetuesit e SPAK në Tiranë, në kuadër të operacionit “kurrë mos harro” që çoi në firmosjen e 15 urdhërarresteve nga të cilët 11 janë ekzekutuar ndërsa 4 janë ende në kërkim.

Mësohet se takimi mes drejtuesit të prokurorisë së Elbasanit me prokurorët e SPAK në lidhje me dosjen e të penduarit Artan Tafani. Do të vendoset nëse dosja do i kalojë SPAK apo do të vijojë të hetohet nga prokuroria e Elbasanit.

Ky opeacion u ndërmor pasi Artan Tafani, një prej anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut në Lushnje pranoi të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë, duke zbardhur ngjarje të rënda kriminale që kishin ndodhur në Shqipëri dhe Greqi mes tyre dhe 6 vrasje.

Kreshnik Ajazi është në krye të hetimeve të kësaj dosjeje. Artan Tafani është marrë disa herë në pyetje nga prokurorët e Elbasanit dhe mësohet se ka treguar dhe lidhjet e Laert Haxhiut me një grup kriminal që merrej me trafikun e Kokainës nga Amerika Latine në portin e Pierut në Greqi

Por dhe me një vrasje tjetër që ka ndodhur në zonën Fier – Lushnje.

Share This Article