Bashkimi Evropian ka pranuar një pjesë të fajit në lidhje me përshkallëzimin e situatës në lindje të kontinentit. Sipas kreut të diplomacisë së BE-së, Joseph Borrell perëndimi nuk duhet t’i kishte premtuar Ukrainës anëtarësimin në NATO.
Sipas shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Joseph Borrell perëndimi bërë disa gabime në lidhje me Rusinë.
Borrell: Perëndimi ka bërë disa gabime në marrëdhëniet me Rusinë, duke përfshirë premtimin për anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Jam gati të pranoj se e kemi humbur mundësinë e afrimit të Rusisë me perëndimin. Ka momente që mund të bëjmë më mirë, ka gjëra që ne i propozuam dhe më pas nuk mundëm t’i zbatonim.
Mos anëtarësimi i Ukrainës në NATO ka qenë një prej kritereve të Rusisë për mos përshkallëzimin e situatës.
Sipas Moskës, anëtarësimi i vendit të saj fqinj në NATO përbënte rrezik për sigurinë e Federatës Ruse.
Sipas Borrell premtimi ndaj Ukrainës e Gjeorgjisë për anëtarësim në NATO ka qenë i gabuar pasi perëndimi nuk mund ta përmbushte atë.
Më herët edhe kryeministri slloven Janez Jansa pranoi se nuk ka unitet mes liderëve të Bashkimit Evropian për çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në union, megjithëse shumica e vendeve anëtare e mbështesnin iniciativën.
Presidenti ukrainas Vollodymyr Zellensky nënshkroi në 28 shkurt një kërkesë për anëtarësimin e vendit në unionin evropian, kërkesën e Kievit e ndoqën edhe Moldavia, Gjeorgjia, Kosova e Bosnje Hercegovina.