‘Pendohet’ Bashkimi Evropian, Borrell: Premtimi për anëtarësimin e Ukrainës në NATO ishte i gabuar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkimi Evropian ka pranuar një pjesë të fajit në lidhje me përshkallëzimin e situatës në lindje të kontinentit. Sipas kreut të diplomacisë së BE-së, Joseph Borrell perëndimi nuk duhet t’i kishte premtuar Ukrainës anëtarësimin në NATO.

Sipas shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Joseph Borrell perëndimi bërë disa gabime në lidhje me Rusinë.

Borrell: Perëndimi ka bërë disa gabime në marrëdhëniet me Rusinë, duke përfshirë premtimin për anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Jam gati të pranoj se e kemi humbur mundësinë e afrimit të Rusisë me perëndimin. Ka momente që mund të bëjmë më mirë, ka gjëra që ne i propozuam dhe më pas nuk mundëm t’i zbatonim.

Mos anëtarësimi i Ukrainës në NATO ka qenë një prej kritereve të Rusisë për mos përshkallëzimin e situatës.

Sipas Moskës, anëtarësimi i vendit të saj fqinj në NATO përbënte rrezik për sigurinë e Federatës Ruse.

Sipas Borrell premtimi ndaj Ukrainës e Gjeorgjisë për anëtarësim në NATO ka qenë i gabuar pasi perëndimi nuk mund ta përmbushte atë.

Më herët edhe kryeministri slloven Janez Jansa pranoi se nuk ka unitet mes liderëve të Bashkimit Evropian për çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në union, megjithëse shumica e vendeve anëtare e mbështesnin iniciativën.

Presidenti ukrainas Vollodymyr Zellensky nënshkroi në 28 shkurt një kërkesë për anëtarësimin e vendit në unionin evropian, kërkesën e Kievit e ndoqën edhe Moldavia, Gjeorgjia, Kosova e Bosnje Hercegovina.

Share This Article